Site icon Telegrafi

ATK prezanton të arriturat për periudhën janar-nëntor 2017

Drejtori i Përgjithshëm i Administratës Tatimore të Kosovës, Sakip Imeri do të mbaj konference për media, në të cilën do të prezantohen të arriturat e ATK-së për periudhën Janar – Nëntor 2017.

Pikat kryesore të kësaj konference do të jenë: vlerësimet e raporteve ndërkombëtare-FMN,UNDP, të hyrat Janar – Nëntor 2017, shërbimet ndaj tatimpaguesve, parandalimi i ekonomisë jo-formale, efektet e Ligjit për Faljen e Borxheve, monitorimi i Lojërave të Fatit, masat disiplinore ndaj stafit të ATK-së, marrëveshjet e bashkëpunimit, etj.

Konferenca do të mbahet sot në sallën e konferencave të zyrës qendrore të ATK-së. /Telegrafi/

Exit mobile version