Site icon Telegrafi

ATK për tre muaj inkason 134.7 milionë euro, 11.7 milionë më shumë se plani

Administrata Tatimore e Kosovës (Foto: Telegrafi)

Administrata Tatimore e Kosovës për muajt janar-mars 2021 nga të hyrat e rregullta ka mbledhur 134.7 milionë euro.

Në njoftim thuhet se në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar ka rritje për 16.2 milionë euro, ndërsa në raport me planin janë mbledhur 11.7 milion euro më shumë të hyra apo 9.6% më shumë se plani.

“Rezultat për rritjen e të hyrave është përkushtimi dhe puna profesionale e stafit të ATK-së, avancimi i shërbimeve ndaj tatimpaguesve, të cilat kanë lehtësuar në masë të madhe deklarimin dhe pagesën e tatimeve, si dhe kanë ngritur nivelin e përmbushjes vullnetare. Po ashtu, këtu rol të rëndësishme ka edhe pjesa e legjislacionit tatimor, përmes së cilës bëhen përpjekje të vazhdueshme që të krijohet një infrastrukturë e mirë ligjore”, thuhet në njoftim.

ATK i bënë thirrje gjithë tatimpaguesve që të vazhdojnë t’i kryejnë obligimet e tyre tatimore, pasi që vetëm në këtë mënyrë vendi ynë do të ketë stabilitet fiskal. /Telegrafi/

Exit mobile version