Site icon Telegrafi

ATK paralajmëron ndërtimtarët: Deklaroni tatimet, në të kundërtën do të ndëshkoheni

Pamjet nga ndërtimet në Prishtinë | Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi

Administrata Tatimore e Kosovës kërkon nga sektori i ndërtimit që të deklarojnë detyrimet në përputhje me legjislacion.

Sipas ATK-së, të gjithë ata që nuk iu përgjigjen detyrimeve tatimore do të ndërmerren masa ndëshkuese ndaj tyre.

“Bazuar në Planin Strategjik 2021-2025 dhe Planin e Trajtimit të Rreziqeve për vitin 2021, ATK ka hartuar Planin e Veprimit për trajtimin e subjekteve që ushtrojnë aktivitete në lëmin e ndërtimit, me qëllim të identifikimit të personave të cilët nuk përmbushin detyrimet e tyre tatimore në përputhje me kërkesat e legjislacionit tatimor. ATK, ju inkurajon që t’i përgjigjeni detyrimeve tatimore, në të kundërtën, do të ndërmerren masat ndëshkuese të përcaktuara me legjislacionin tatimor”, thuhet në njoftimin e ATK-së, përcjell Telegrafi.

Në fund, ATK tregon se kush është i detyruar të deklaroj tatimin nga ky sektor. /Telegrafi/

Exit mobile version