Zëvendësdrejtori i Administratës Tatimore të Kosovës (ATK), Nahit Sharku iu ka tërhequr edhe njëherë vërejtjen naftarëve se nëse nuk fiskalizohen atëherë ATK është e detyruar të aplikojë dënime shtesë madje deri në mbylljen e veprimtarisë dhe marrjen e licencës së punës.
Në një prononcim për gazetën “Kosova Sot”, Sharku ka thënë se javën e kaluar në një takim më Shoqatën e Naftarëve, i kanë njoftuar se u ka kaluar afati I fiskalizimit.
“Edhe një herë naftarëve ua tërhoqëm vërejtjen se dënimet e shqiptuara nga 1 mijë euro janë mandatore dhe nëse nuk pajisen me arka fiskale atyre u pasojnë dënime tjera shtesë, që do të jenë dukshëm më të mëdha, madje deri në ndërprerjen e veprimtarisë dhe marrjen e licencës së punës” është shprehur Sharku. /Telegrafi/