Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) suksesshëm ka nisur edhe vitin 2019, referuar mbledhjes së të hyrave për muajin janar.
“Për këtë periudhë janë mbledhur 58.8 milionë euro, ku në krahasim me planin janë mbledh 662.138 euro me shumë apo 101.14%. Ndërsa, në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit paraprak janë mbledh 7.4 milionë euro më shumë”, ka njoftuar ATK-ja.
ATK do të vazhdoj të realizoj misionin e saj, në mënyrë që të krijohet stabilitet financiar në vend. /Telegrafi/