Site icon Telegrafi

ATK në aksion për monitorimin e veprimtarive rekreative

Administrata Tatimore e Kosovës njofton se është duke vazhduar me zbatimin e planit operativ sezonal, i cili zhvillohet brenda dhe jashtë orarit të punës, kjo me qëllim të monitorimit sa më të mirë të veprimtarive rekreative, argëtuese-përfshirë organizimet nëpër hotele dhe restorantet, koncertet, dasmat, si dhe veprimtari të ngjashme, të cilat në këtë sezon janë më të theksuara.

Këto aktivitete sipas ATK-së po ndërmerren me qëllim që të sigurohen dëshmi të ndryshme, në lidhje me të hyrat që realizohen nga ky sektor.

“Bazuar në dëshmitë që krijohen gjatë këtyre aktiviteteve, si dhe bazuar në faktet e tjera të siguruara, ATK bën vlerësimin e obligimeve të këtij sektori. Deri më tani nga aktivitetet e zhvilluara në teren janë inspektuar lokacione të ndryshme, tek veprimtarive të lartcekura, në qytete të ndryshme të Kosovës, ku edhe janë konstatuar parregullsi ose mos respektim i kërkesave të cilat dalin nga legjislacioni tatimor. Raporti final lidhur me zbatimin e planit sezonal, do të publikohet gjatë muajit shtator 2019”, thuhet në njoftimin e ATK-së. /Telegrafi/

Exit mobile version