Telegrafi

ATK mbyll lojëra të fatit në Pejë

Një aksion i tillë është ndërmarrë si rezultat i një bashkëpunimi në mes ATK-së dhe Policisë së Kosovës, me qëllim të zbatimit të plotë të Ligjit për Lojërat e Fatit.

Si rezultat i këtij aksioni është realizuar mbyllja e katër subjekteve të Lojërave të Fatit në Pejë.

Administrata Tatimore e Kosovës, është e përkushtuar dhe e palëkundur në qëndrimet e saj në zbatimin e plotë të Ligjit për Lojërat e Fatit, me të vetmin qëllim vënien e rendit dhe rregullit të plotë në këtë kategori të subjekteve ekonomike. /Telegrafi/