Administrata Tatimore e Kosovës (ATK), përkatësisht Divizioni i Lojërave të Fatit, gjatë javës së shkuar nga vizitat e rregullta në teren, por edhe nga informacionet e pranuara nga qytetarët ka zhvilluar 30 aktivitete, ku si rezultat janë mbyllur 11 lokale të lojërave të fatit, të cilat aktivitetin e tyre e kanë zhvilluar duke mos ju përmbajtur kritereve të Ligjit për Lojërat e Fatit.
“Nga parregullsitë e konstatuara janë lëshuar 13 gjoba, në vlerë 54,000 euro, përveç gjobave janë konfiskuar edhe 2 pajisje të kësaj veprimtarie. Divizioni i Lojërave të Fatit, do të vazhdoj me aksione të tilla në çdo kohë, bazuar në autorizimet që i jep Ligji Nr.04/L-080, për Lojërat e Fatit”, ka njoftuar ATK-ja.
Gjithashtu, i bëjmë thirrje qytetarëve që të raportojnë në ATK, rastet për të cilat dyshohen se ushtrojnë veprimtarin e lojërave të fatit jashtë ligjshme. /Telegrafi/