Telegrafi

ATK mbledh 13 milion euro më shumë

Bazuar në një njoftim zyrtar të ATK-së shuma e përgjithshme e arkëtuar për periudhën janar-korrik të këtij viti është 132.5 milionë euro, ose 12.4 milionë euro më shumë se plani i paraparë nga Ministria e Ekonomisë dhe Financave.

"Kjo shumë nënkupton një rritje të të hyrave prej 1 për qind".

Në njoftimin e ATK-së po ashtu thuhet se nëse të hyrat e realizuara për periudhën janar-korrik të këtij vitit, krahasohen me të njejtën periudhë të vitit të kaluar atëherë, tejkalimi arrinë në 19.6 milionë euro apo 17.3 për qind më shumë. /Telegrafi/