Site icon Telegrafi

ATK lëshon certifikata të reja për t’i ikur tatimit të dyfishtë

Administrata Tatimore e Kosovës (ATK), ju njofton se nga muaji janar i vitit 2018, do të filloj aplikimi i formave të reja të Certifikatës së Rezidencës Tatimore në Republikën e Kosovës.

Administrata Tatimore e Kosovë (ATK) njofton se nga muaji janar 2018 planifikon lëshimin e Certifikatës së Rezidencës Tatimore në Republikën e Kosovës, që u shërbejnë bizneseve që veprojnë jashtë Kosovës dhe në vend që t’u ikin tatimeve të dyfishta.

Në komunikatën e saj ATK njofton se do të lëshojë Certifikatë e Rezidencës Tatimore për personin fizik afarist/juridik, për përcaktimin e Rezidencës Tatimore në Republikën e Kosovës, Certifikatë e Rezidencës Tatimore për personin fizik afarist/juridik, për çështje të zbatimit të Marrëveshjes për Eliminimin e Tatimit të Dyfishtë dhe Certifikatë e Rezidencës Tatimore për personin fizik jo afarist, për përcaktimin e Rezidencës Tatimore në Republikën e Kosovës.

“Kërkesat e aplikimit që duhet të plotësohen nga tatimpaguesit, me të cilën mund të kërkohet Certifikata e Rezidencës Tatimore/Certifikata e Rezidencës Tatimore për Marrëveshje të Eliminimit të Tatimit të Dyfishtë, janë personin fizik afarist/juridik dhe për personin fizik jo-afarist”, thuhet në njoftimin e ATK-së, përcjell Telegrafi.

Certifikata do të lëshohet në gjuhën shqipe, angleze dhe serbe dhe të interesuarit mund ta marrin këtë duke aplikuar për to në ATK. /Telegrafi/

Exit mobile version