Site icon Telegrafi

ATK kërkon të respektohet ligji për lojërat e fatit

Menaxhmenti i lartë i Administratës Tatimore ka organizuar një takim të përbashkët me të gjithë përfaqësuesit e subjekteve të lojërave të fatit, të cilat veprojnë në Kosovës, ku është diskutuar për shumë çështje që lidhen me ushtrimin e kësaj veprimtarie.

Sipas ATK-së, në këtë takim i cili nuk është i pari që mbahet në këtë format, Administrata Tatimore ka kërkuar nga përfaqësuesit e lojërave të fatit që të respektojnë të gjitha kërkesat ligjore, të cilat janë të obligueshme sipas ligjit për Lojërat e Fatit, si dhe udhëzimi administrativ.

Po ashtu, ATK ka konfirmuar edhe njëherë, se në vazhdimësi do të mbështes dhe do të trajtojë me kohë të gjitha kërkesat e këtyre subjekteve që i adresohen ATK-së, për organizimin e lojërave të fatit konform dispozitave ligjore në fuqi.

Drejtoria e Lojërave të Fatit gjatë vitit 2017, ka pasur një monitorim strikt, tek të gjitha subjektet e lojërave të fatit, në të gjithë territorin e Kosovës.

“Gjatë periudhës janar-shtator të këtij viti janë mbyllur 130 subjekte, ku për 11 raste ka filluar procedura e inicimit të kallëzimeve penale. Si rezultat i të gjeturave nga tereni janë lëshuar 373 gjoba në vlerë prej 903, 250 euro”, thuhet në komunikatën e ATK-së. /Telegrafi/

Exit mobile version