Site icon Telegrafi

ATK jep detaje për aksionin e sotëm në Prishtinë, tregon se çfarë u sekuestrua në biznesin për mjekësi të specializuar

Administrata Tatimore e Kosovës (Foto: Telegrafi)

Administrata Tatimore e Kosovës, konkretisht Departamenti i Hetimeve Tatimore në asistencë të Policisë së Kosovës ka zhvilluar sot një aksion hetimor në Prishtinë.

“Qëllimi i ndërmarrjes së këtij aksioni ishte hetimi i transaksioneve biznesore tek një kompani, të cilat transaksione bazuar në informatat e pranuara nga palët e treta, si dhe krahasimit të tyre me informatat me të cilat disponojmë në databazën e ATK-së, kemi konstatuar mospërputhje të deklarimeve të bëra në ATK ne raport me informatat të cilat janë siguruar nga palët e treta”, thuhet në njoftimin për media.

ATK ka njoftuar se DHTI pas ndjekjes së të gjitha procedurave më Prokurorin dhe pas aprovimit të urdhëresës për bastisje nga ana e Gjyqtarit të Procedurës Paraprake, me qëllim të sigurimit të fakteve ka zhvilluar një aksion kontrolli ( bastisje ).

Lexo po ashtu Administrata Tatimore bastis dy lokacione në Prishtinë

“Aksioni është zhvilluar ne dy lokacione tek i njëjti biznes, i cili veprimtari primare ka aktivitetet e mjekësisë së specializuar, ku gjatë aktivitetit si provë materiale tek ky biznes janë sekuestruar përkohësisht: Dokumentacion kontabël; Fatura të shitjes së shërbimeve; Evidencën e klientëve për shërbimet e kryera ( pagesat ); Lista e produkteve në stoqe; 2 USB; dhe Ekstraktimi i dosjeve elektronike nga 5 kompjuterë, si dhe shënime të tjera relevante rreth rastit”, thuhet në njoftim.

ATK shton se pas analizimit të informatave dhe dëshmive të marra rasti do të procedohet në Prokurorinë kompetente dhe për të gjeturat e konstatuara do të jeni të informuar. /Telegrafi/

Exit mobile version