Site icon Telegrafi

ATK-ja shkel ligjin me rekomandim të Agjencisë Kundër Korrupsionit

Administrata Tatimore e Kosovës ka bërë shkelje ligjore kur ka vendosur të anulojë një tender me rekomandim të Agjencisë Kundër Korrupsionit, shkruan sot Koha Ditore.

Gjykata e tenderëve ka kërkuar nga ATK-ja që të shfuqizojë anulimin e tenderit dhe është kërkuar që të vazhdojë procesi i prokurimit për servisimin e veturave, përkatësisht nënshkrimi i kontratave.

Organi Shqyrtues i Prokurimit ia ka kujtuar ATK-së së opinionet e Agjencisë Kundër Korrupsionit nuk janë obligative në proceset e prokurimit.

Vendimi i Gjykatës së tenderëve ka të bëjë vetëm me dy nga pesë lotet sa janë paraparë në tenderin për “Servisimi dhe mirëmbajtja e veturave zyrtare”.

ATK-ja i kishte shpallur kompanitë fituese në pesë lotet e tenderit për servisim të veturave. /Telegrafi/

Exit mobile version