Site icon Telegrafi

ATK-ja për pesë muaj grumbulloi rreth 152 milionë euro

Drejtori i përgjithshëm i Administratës Tatimore të Kosovës (ATK), Sakip Imeri, ka thënë se ATK-ja përgjatë pesëmujorit të këtij viti ka arritur të grumbullojë 9 për qind më shumë të hyra se në periudhën e njëjtë të vitit paraprak.

“Në raport me vitin e kaluar jemi 9 për qind më shumë, pasi në të njëjtën datë të vitit të kaluar kanë qenë 139.4 milionë euro, do të thotë 12.4 milionë euro ka të hyra më shumë në këtë vit në krahasim me vitin e kaluar”, ka thënë Imeri në një intervistë për gazetën “Epoka e Re”. /Telegrafi/

Exit mobile version