Telegrafi

ATK-ja mbyllë disa lojëra të fatit

Një aksion i tillë është ndërmarrë si rezultat i një bashkëpunimi ne mes ATK-së, MTI-së dhe PK-së, me të vetmin qëllim zbatimin e plotë të Ligjit për Lojërat e Fatit.

“Si rezultat i këtij aksioni është realizuar mbyllja e pesë subjekteve të Lojërave të Fatit në Komunën e Kamenicës, katër në Gjilan dhe 11 subjekteve të tjera në Prizren”.

Aktivitete të tilla të planifikuara dhe të koordinuara në mes ATK-së, Inspektoratit të Tregut dhe PK-së, janë planifikuar të vazhdojnë edhe në të ardhmen, duke mbuluar kështu gjithë territorin e Republikës së Kosovës.

Administrata Tatimore e Kosovës, është e përkushtuar dhe e palëkundur në qëndrimet e saj në zbatimin e plotë të Ligjit për Lojërat e Fatit, me të vetmin qëllim vënien e rendit dhe rregullit të plotë në këtë kategori të subjekteve ekonomike. /Telegrafi/