Telegrafi

ATK-ja mbyll një subjekt të lojërave të fatit dhe tetë njësi

Një aksion i tillë është ndërmarrë me qëllim zbatimin e plotë të Ligjit Nr. 2004/35, për Lojërat e Fatit. Si rezultat i këtij aksioni është realizuar mbyllja e një subjekti të lojërave të fatit dhe tetë njësive të vendosura nëpër lokacione të ndryshme.

Aktivitete të tilla të planifikuara dhe të koordinuara në mes ATK-së, MTI-së dhe PK-së, janë planifikuar të vazhdojnë edhe në të ardhmen, duke mbuluar kështu gjithë territorin e Republikës së Kosovës.

Administrata Tatimore e Kosovës, është e përkushtuar në zbatimin e plotë të Ligjit për Lojërat e Fatit, me qëllim vënien e rendit dhe rregullit të plotë në këtë kategori të subjekteve ekonomike.

Gjithashtu, ATK-ja, ka për synim që të ngritë shkallën e bashkëpunimit me shumë institucione të tjera që merren me zbatim të ligjit, në mënyrë që sa më shumë të ndikojë në uljen e ekonomisë informale. /Telegrafi/