Telegrafi

ATK-ja mbyll lojëra të fatit në Gjakovë

Një aksion i tillë është ndërmarrë si rezultat i një bashkëpunimi në mes ATK-së dhe PK-së, me qëllim zbatimin e plotë të Ligjit për Lojërat e Fatit.

Sipas një komunikate për media thuhet se, Administrata Tatimore e Kosovës, është e përkushtuar dhe e palëkundur në qëndrimet e saj në zbatimin e plotë të Ligjit për Lojërat e Fatit, me të vetmin qëllim vënien e rendit dhe rregullit të plotë në këtë kategori të subjekteve ekonomike.

Gjithashtu, ATK-ja, ka për synim që të ngritë shkallën e bashkëpunimit me shumë institucione të tjera që merren me zbatim të ligjit, në mënyrë që sa më shumë të ndikojë në uljen e ekonomisë informale. /Telegrafi/