Telegrafi

ATK-ja, 4.7 milionë euro më pak

Sipas tij, në mbledhjen e të hyrave ka ndikuar ndryshimi i normës tatimore si dhe heqja e TVSH-së për lojërat e fatit.

Procesi i fiskalizimit të bizneseve sipas tij është duke shkuar mirë por jo me ritmet e planifikuara.

“Deri më tani janë fiskalizuar 600 biznese, nuk është shifër që e dëshirojmë, pasi që ka pasur rezistime nga ana e tatimpaguesve për t’u pajisur me pajisje fiskale. Por e rëndësishme është si procesi po ecën”, tha Haliti, duke treguar se MEF-i shumë shpejtë do ta licencojë edhe operatorin e tretë për pajisje fiskale.

Po ashtu është arritur të paguhen kontribute pensionale në vlerë prej 37.8 milionë euro.

Haliti ka folur edhe për borxhet të cilat ndaj ATK-së kapin shifrën 220 milionë euro.

Ndryshe, planifikimet për vitin 2010, nga ana e ATK-së janë 235 milionë euro, e në bazë të vlerësimeve është e vështirë se do të arrihet ky objektiv i zyrtarëve të Administratës Tatimore të Kosovës. /Telegrafi/