Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) ka arritur të inkasoj plot 162 milionë euro vetëm për periudhën janar – qershor të vitit 2015.
Kjo është bërë e ditur gjatë një takimi që ATK ka pasur me komunitetin e Biznesit, ku ndër të tjera ka prezantuar edhe objektivat e saj.
Në këtë takim Aleanca Kosovare e Biznesit (AKB), ka ngritur shqetësimin e informalitetit dhe ngecje të fiskalizimit të bizneseve. /Telegrafi/