Telegrafi

ATK gjobit 13 subjekte të lojërave të fatit

Administrata Tatimore e Kosovës (ATK), përkatësisht Divizioni i Lojërave të Fatit, nga një aksion i ndërmarr në disa komuna të Republikës së Kosovës, ka mbyllur 13 subjekte që ushtrojnë jashtëligjshëm veprimtarin e lojërave të fatit, të cilat po ashtu janë ndëshkuar me gjoba në vlerë 52 mijë euro.

“Ndëshkimi i këtyre subjekteve është bërë pasi që të njëjtat kanë organizuar lojëra të ndaluara me Ligjin për Lojërat e Fatit, në pikat pa licencë (vendim) të Administratës Tatimore të Kosovës. Divizioni i Lojërave të Fatit, do të vazhdoj me aksione të tilla në çdo kohë, bazuar në autorizimet që i jep Ligji Nr.04/L-080, për Lojërat e Fatit”, thuhet në njoftimin e ATK-së, përcjell Telegrafi.

Në fund, ATK i bënë thirrje të raportojnë në këtë institucion për rastet të cilat dyshohen se ushtrojnë veprimtarin e lojërave të fatit jashtë ligjshme. /Telegrafi/