Telegrafi

ATK fton bizneset për ndërrimin e certifikatave të TVSH-së

Kërkesa për ndërrimin e certifikatave të TVSH-së, është bazuar në zbatueshmërinë e plotë të Ligjit për TVSH-në.

“ATK-ja, kërkon nga të gjithë ata që kanë certifikata të vjetra të Regjistrimit për TVSH, të lajmëroheni në Administratën Tatimore të Kosovës, në mënyrë që të pajiseni me certifikatat e reja të TVSH-së, sepse pas datës 30 nëntor 2010, certifikatat e vjetra do të konsiderohen, jo të vlefshme”, thuhet në një njoftim për media të ATK-së.

Pas datës 30 nëntor të këtij viti certifikatat e vjetra të TVSH-së, nuk do të jenë të pranueshme as nga Doganat e Kosovës, dhe si pasoj e kësaj, bizneset nuk do të mund të kryeni importe apo eksporte. /Telegrafi/