Telegrafi

ATK: Do të vazhdojë realizimi i projektit të arkave fiskale

Drejtori i ATK-së Behxhet Haliti, tha pwr radio Kosovwn se shprehet i kënaqur realizimin e projektit të arkave fiskale. Ai, sqaron se gjatë fazës së parë të këtij projekti kanë bërë lëshimin e numrave fiskalë, pastrimin dhe azhurnimin e regjistrave të tatimpaguesve, kurse gjatë fazës së dytë instalimin e pajisjeve fiskale.

Haliti, thekson se gjatë 2011-të, do të intensifikojnë aktivitetet, me qëllim të vënies nën kontroll të bizneseve dhe luftimit të ekonomisë joformale.

Por njohësit e çështjeve ekonomike thonë se ky proces është gjysmë i dështuar. Isa Mulaj, nga Instituti për Studime dhe analiza të Politikave Ekonomike, thotë se me licencimin e vetëm dy kompanive për shitje të arkave fiskale, MEF-i fillimisht krijoi monopol dhe diktoi çmime të larta për bizneset.

Projekti i arkave fiskale, respektivisht kërkesa e ATK-së, për regjistrimin e të gjitha transaksioneve përmes regjistruesve elektronik fiskal dhe kërkesa për lëshimin e kuponëve fiskal për çdo mall dhe shërbim të paguar, vlerësohet i dobishëm për qytetarët, për shtetin, dhe në funksion të trajtimit të barabartë dhe të njëtrajtshëm të të gjithë tatimpaguesve. /Telegrafi/