Nga 25 5etor deri më 7 nëntor 2017, në ATK do të qëndrojë një mision i FMN-së, “Asistenca Teknike në Reformat e Administratës Tatimore”. Dje është mbajt takimi hyrës i këtij misioni, ku janë prezantuar objektivat e misionit dhe në përgjithësi agjenda e punës.
Asistenca Teknike në Reformat e Administratës Tatimore, do të përfshijë funksionet kryesore të ATK-së, si: përmbushja e obligimeve tatimore të tatimpaguesve, menaxhimi i borxheve tatimore, kontrollet tatimore dhe në përgjithësi zhvillimet institucionale, në modernizimin e administratës.
Ky mision i Fondi Monetar Ndërkombëtar, përbëhet nga Enrico Aav, Steffen Hansen, Frank Bosch, dhe Telita Snyckers.
Gjatë takimit hyrës, u diskutua edhe për fushat e bashkëpunimit në kuadër të planit vjetor të Asistencave Teknike, të cilat mund të ofrohen nga FMN. /Telegrafi/