Telegrafi

ATK dhe FMN mbajnë takimin përmbyllës për projektin e asistencës teknike

Sot është mbajt takimi përmbyllës mes Administratës Tatimore të Kosovës (ATK) dhe misionit të angazhuar nga Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) për projektin e asistencës teknike për vitet 2019-2021.

Në këtë takim përfaqësuesi i zyrës së FMN-së për Kosovës, Ruud Vermeulen, tha se FMN ka mbështetur në vazhdimësi ATK-në, duke ofruar asistenca teknike në fusha të ndryshme, kjo me qëllim që ATK të vendoset në rrugë më të mirë të zhvillimit si dhe në rritjen e përmbushjes tatimore.

E nga ana tjetër, drejtori i Përgjithshëm i ATK-së, Sakip Imeri tha se ne si menaxhment çdoherë kemi mirëpritur rekomandimet e FMN-së, njëkohësisht kemi bërë përpjekje maksimale në realizimin e tyre, ku si rezultat rekomandimet e këtij misioni kanë reflektuar suksesshëm në shumë raporte të rëndësishme ndërkombëtare.

“Qëllimi i këtij projekti ishte që ATK të ndihmohet në realizimin sa më të mirë të misionit të saj, si dhe objektivave të tjera strategjike. Objektivi specifik i këtij ekipi ishte që të ofroj asistencë teknike në administrimin më të mirë të përmbushjes tatimore, mënyrën e menaxhimit të proceseve, si dhe fuqizimin e funksioneve kryesore të administratës tatimore”, thuhet në njoftimin e ATK-së. /Telegrafi/