Site icon Telegrafi

ATK denoncon llogaritë fiktive të hapura në Facebook në emër të saj

Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) përmes një njoftimi ka treguar se nëpër rrjetet sociale janë hapur disa llogari në emër të agjencisë, përmes së cilave po keqinformohen qytetarët.

“Administrata Tatimore e Kosovës ka njofton të gjithë qytetarët se në rrjetin social Facebook janë hapur disa llogari në emër të ATK-së, të ngjashme si kjo facebook.com/kuponatfiskal“, thuhet në njoftimin e ATK-së, përcjell Telegrafi.

“Ne ju bëjmë më dije se e vetmja llogari zyrtaren në Facebook e ATK-së është kjo facebook.com/rks.atk krejt çka ju intereson të dini rreth aktiviteteve të administratës tatimore, mund ti gjeni në këtë llogari, si dhe në ueb-faqen zyrtare atk-ks.org. Po ashtu, njoftojmë të gjitha personat të cilët menaxhojnë këto faqe, se ATK do të ndërmerr veprime ligjore”, përfundon njoftimi. /Telegrafi/

Exit mobile version