Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) njofton se me datë 8 nëntor 2018, duke filluar nga ora 18:00 do të bëjë tërheqjen e numrave potencial fitues për rimbursim nga kuponët fiskal për periudhën e tremujorit të tretë 2018.
Tërheqja e numrave potencial fitues do të bëhet drejtpërdrejtë në Radio Televizionin e Kosovës.
ATK thotë se numri i përgjithshëm i qytetarëve të cilët kanë aplikuar deri më tash për këtë periudhë është 47,845. /Telegrafi/