Telegrafi

ATK: 11 milionë euro më shumë se vitin e kaluar

“Të hyrat e parashikuara për periudhën kohore, janar-maj 2008, ka qenë mbi 79 milionë euro dhe totali për tërë vitin është mbi 204 milionë euro”.

ATK-ja po ashtu ka njoftuar se rritjet e të hyrave në këtë institucion, janë rezultat i seminareve të shumta të mbajtura nga personeli i ATK-së, me qëllim që të ndihmojë tatimpaguesit për të plotësuar obligimet e tyre tatimore.

“ATK-ja është në përpjekje e sipër për të rritur bazën tatimore dhe për të identifikuar individët dhe kompanitë që nuk janë duke përmbushur obligimet e tyre tatimore. Qëllim kryesor është përfshirja e efikasitetit më të lartë në ATK, si dhe bashkëpunim të shtuar me Institucionet shtetërore për të identifikuar bizneset që nuk deklarojnë ose që nën-deklarojnë të ardhurat e tyre”.

Ndryshe borxhet në ATK vazhdojnë të mbesin mbi 200 milionë euro. /Telegrafi/