Atilla Kardesh, ish-bashkëshorti i Drenusha Latifit, do të rikthehet sonte në spektaklin e Big Brother VIP Kosova.
Kardesh, i cili kishte hyrë si banor, disa javë më parë, ndërpreu garën vetëm pas dy ditësh, duke lënë përfundimisht shtëpinë.
Së fundmi, në emisionin e Kosova Today, u tha se Atilla do të jetë sonte prezent në prime.
“Kemi me prit ndoshta një rikthim të Atillës në ‘prime’ por jo në Big Brother. Është përmendur shumë në shtëpi dhe po besoj që Vëllai i Madh ka me ja u plotësu kërkesën”, potencoi gazetari Lorik Kajtazi.
Sidoqoftë, nuk u bë e ditur nëse Atilla do të jetë vetëm në ulësen e mysafirit jashtë shtëpisë, apo mund të hyjë brenda për të ndërvepruar me banorët.
Atilla Kardesh që pas daljes, ka qenë banori më i përfolur dhe më i komentuar në rrjetet sociale.
Shumë të papritura priten sonte në spektaklin e BBVK-së. /Telegrafi/