Site icon Telegrafi

Atik Koshi vazhdon me KB Vëllaznimin

Kur kanë mbetur më pak më shumë se një muaj deri në fillimin e Superligës së basketbollit të Kosovës, intensiteti i skuadrave kosovare drejt kompletimit të rosterit të tyre ka shënuar rritje.

Një gjë të tillë po vazhdon ta bëjë edhe KB “Vëllaznimi”, i cili përveç emrave që janë zyrtarizuar ditë më parë, tashmë ka bërë të ditur që edhe Atik Koshi do të vazhdojë të mbetet pjesë e skuadrës gjakovare, duke shënuar kështu edicionin e tij të katërt si pjesë e Vëllaznimt.

Në postimin e klubit të basketbollit “Vëllaznimi” thuhet se : “Kjo lëvizje është një prej hapave të rëndësishëm për të kompletuar skuadrën, pasi Atiku ka qenë dhe mbetet prej bartësve të dëshmuar të lojës sonë.”

Tutje skuadra gjakovare bën të ditur se gjatë orëve e ditëve në vazhdim, do të bëjnë të ditur edhe hapat e rradhës për kompletimin e skuadrës së tyre./Telegrafi/

Exit mobile version