Antonio Pintus është tashmë i njohur për strategjitë e tij të stërvitjeve, të paktën për lojtarët dhe tifozët e Real Madridit.
Ato janë tejet të mundishme dhe e përgatisin një lojtar për më shumë se 90 minuta lojë, duke mos i lënë asgjë befasisë.
Lojtari i fundit që e ka përjetuar këtë gjë dhe që do ta përjetojë edhe në ditët në vazhdim është edhe Jude Bellingham, që tashmë ka folu për Pintus.
“Pintus i pëlqen të na vrasë, dhe kjo është puna e tij mendoj. Por po, unë e dua atë. Ai është një njeri i mrekullueshëm”, deklaroi anglezi për faqen zyrtare të Real Madridit.
“Më pëlqen në moment, çdo moment, është një gëzim. Më pëlqen shumë të jem atje me djemtë, duke mësuar nga stafi. Në dhomën e zhveshjes, ka një atmosferë të shkëlqyer, mendoj se kam bërë mjaft mirë, thjesht i kënaqur me të, me gjithçka deri tani”.
“Shokët e rinj të skuadrës? Ka qenë shkëlqyeshëm. Ata janë djem të mrekullueshëm, thjesht më pëlqen të jem pranë tyre. Pavarësisht se çfarë kanë fituar, ata janë vërtet me këmbë në tokë”, shtoi më tej Bellingham.
Duket qartë se Jude Bellingham është futur në skuadrën e Real Madridit si një dorezë. 20-vjeçari tashmë ka një afrim me disa lojtarë dhe ai është gjithmonë i buzëqeshur. /Telegrafi/