Telegrafi

Atifete Jahjaga shkëlqen përkrah Arbnora Ademajt dhe Dafina Zeqirit në promovimin e kampanjës së saj të re

Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka organizuar së fundmi një kampanjë të re, me qëllim fuqizimin e gruas dhe pavarësimin ekonomik.

Bëhet fjalë për brendin e quajtur “1 në 3”, i cili përfshin një dyqan rrobash online me dizajnë të veçanta, shitja e të cilave shkon në dobi të qëllimit të vet kampanjës.

Ambasadore e këtij brendi është përcaktuar të jetë modelja e njohur nga Peja, Arbnora Ademaj, e cila në një postim në Instagram nuk i kurseu fjalët më të mira për ish-presidenten.

Foto: Arbnora Ademaj/Instagram

“Nder i veçantë me qenë ambasadore e brendit në Fondacionin Jahjaga”, shkroi Ademaj ndër të tjerash në Instagram.

Pjesë e mbrëmjes promovuese të këtij brendi kanë qenë edhe shumë figura të tjera publike, ndër to edhe këngëtarja e njohur shqiptare, Dafina Zeqiri.

Foto: Arbnora Ademaj/Instagram

E veshur me një fustan ngjyrë portokalli, këngëtarja e hitit “Dafinë moj” u pa e shoqëruar nga i dashuri i saj, DJ Geek në këtë mbrëmje.

Foto: Arbnora Ademaj/Instagram

Dafina kishte shprehur mbështetje qysh në fillim për brendin “1 në 3”, duke blerë dhe promovuar veshjet e nxjerra në shitje nga Fondacioni Jahjaga, me qëllim fuqizimin e grave.

Lexo po ashtu Dafina Zeqiri publikon video me Atifete Jahjagën në TikTok, gjersa argëtohen nën ritmet e këngës "NANA"

Brendi 1 në 3 është një projekt i krijuar me shumë dashuri por edhe me një qëllim konkret të cilin ne e shohim si rrënjësor për fuqizimin e gruas – pavarësimin ekonomik.

Nga një linjë rrobash në dyqan virtual, koleksioni i dytë u lansua me qëllimin e fuqizimit ekonomik të grave e vajzave, me fokus të veçantë tek gratë e vajzat që kanë rënë pre e dhunës në familje.

Foto: Arbnora Ademaj/Instagram

Projekti 1 në 3 është i dizajnuar pikërisht për t’ua mundësuar grave fuqizimin ekonomik që njëkohësisht iu siguron atyre shkëputjen nga zinxhiri i dhunës dhe ua rikthen besimin në vete duke, iu vërtetuar atyre që janë të zonjat e vetes dhe kanë shumë për t’i ofruar botës, familjes, dhe vetë vetes së tyre.

Falë përkrahjes së miqve tanë, dashamirëve të artit të veshjes, dhe individëve altruistë që kanë bërë blerje nga dyqani jonë virtual, Fondacioni Jahjaga i përkrahur nga donatorët, po kontribuon në arritjen e një drejtësie shoqërore e të vonuar për gratë e vajzat që kanë rënë pre e dhunës. /Telegrafi/