Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka ftuar krerët shtetëror që ta vazhdojnë sfidën për mbjelljen e një peme.
Ajo në një shkrim të bërë në Facebook, ka sfiduar presidentin Hashim Thaçin, kryeministrin Ramush Haradinaj dhe kryetarin e Kuvendit, Kadri Veselin, transmeton Telegrafi.
Gjithashtu, Jahjaga ka sfiduar edhe disa nga ambasadorët si Philip Kosnett, Christian Heldt e të tjerë.
Ish-presidentja, gjatë ditës ka mbjellë një fidan në shkollën e mesme “Sami Frashëri”, në Prishtinë.
Postimi i plotë:
Për të vazhduar sfidën “Mbjellë një pemë” tani sfidoj Presidentin Hashim Thaçi, Kryeministrin Ramush Hajradinaj, Kryetarin e Kuvendit Kadri Veseli, Ambasadorin Philip Kosnett, Ambasadorin Christian Heldt, Ambasadorin Ruair O’Connell, Ambasadorin Piero Sardi, dhe
Ambasadorin Didier Chabert.
#PlantaTreeChallengeKosovo /Telegrafi/
???