Site icon Telegrafi

Atifete Jahjaga e Angelina Jolie bëhen së bashku në mbrojtjen e viktimave të dhunës seksuale

Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, dhe aktorja e famshme Angelina Jolie, së bashku edhe me shumë personalitete tjera, kanë marrë pjesë në pesë vjetorin e iniciativës kundër dhunës seksual në vendet në konflikt.

Këtë e ka bërë të ditur, Ambasadori i Kosovës në Londër, Lirim Greiçevski përmes publikimit në Twitter të fotografive nga kjo konferencë.

Jahjaga në këtë konferencë ka folur për atë se çfarë ka bërë Kosova për t’iu dalë në ndihmë viktimave të dhunës seksuale nga lufta e fundit në Kosovë.

Në këtë konferencë kanë marrë pjesë edhe ish-ministër i Punëve të Jashtme të Britanisë së Madhe, lordi William Hague./Telegrafi/

Exit mobile version