Babai i foshnjës së nxjerrë të gjallë nga rrënojat e një shtëpie në Siri ka folur rreth sulmit ndaj shtëpisë.
Ai ka rrëfyer ngjarjen e sulmit ajror, rreth kërkimeve të dëshpëruara të tij për familjen e tij pas sulmit, sulm nga i cili motra e vogël e foshnjës dhe gjyshja kishin pësuar me fatalitet, përcjell Telegrafi.
Pamjet e Wahida-s katërmuajshe duke u tërhequr nga rrënojat nga një punëtor i shpëtimit – i cili shihet duke qarë – kanë prekur zemrat e gjithë botës, javën e kaluar.
Duke folur nga tavani i shtëpisë së tij të shkatërruar në Idlib, bagai i Wahida, Yehya Maatou, 32, tha: “Unë isha në dyqan, kur aeroplani filloi kryerjen e sulmeve ajrore”.
“Menjëherë pas sulmit, unë vrapova drejt shtëpisë dhe pash se e gjithë lagjja jonë ishte kthyer në gërmadha”.
“Shkova në shtëpinë tonë dhe nuk gjeta askënd atje”.
Yehya tha se kishte dëgjuar zërin e mbytur të gruas së tij nga rrënojat e shtëpisë së tyre, përcjell Telegrafi.
“Kam shikuar kudo deri sa ngrita një gur dhe e gjeta atë. Falë Zotit, ajo ishte gjallë dhe filloi të fliste me mua”.
I ndihmuar nga ekipi i shpëtimit Helmetat e Bardha, Yehya tregon se kishte filluar një kërkim të dëshpëruar për bij Wahida katër muajshe dhe Sinarin tre-vjeçar.
“Fillova gërmimin në dhomën e gjumit dhe gjeta dorën e time bijë Wahidas. Kur e preka, ajo ‘rrëmbeu’ gishtin tim”.
I ndihmuar nga Helmetat e Bardha ai ka tërhequr trupin e vogël të vajzës së tij nga rrënojat, përcjell Telegrafi.
“Ata e çuan në spital dhe falë Zotit ajo ishte gjallë”, shtoi ai.
Edhe pse Wahida mbijetoi, motra e saj dhe gjyshja – nëna e Yehyas – ishin në mesin e 11 civilëve që vdiqën në sulmet në Idlib në afërsi Jarjanaz dhe në provincën qendrore Hama të enjten, ka thënë Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut.
Yehya shtoi: “Vajzës sime të dytë, muri i kishte rënë mbi kokë. Ajo kishte vdekur. Do të doja të humbja gjithçka tjetër, vetëm atë jo”.
Yehya, gruaja e tij dhe Wahida jetojnë me të afërmit, dhe ata po përpiqen për të rindërtuar shtëpinë e tyre. /Telegrafi/