Site icon Telegrafi

Athletic Bilbao kërkon Ancelottin

SINGAPORE - JULY 27: FC Bayern Munich team manager Carlo Ancelotti walks during the International Champions Cup match between FC Bayern Munich and FC Internazionale at National Stadium on July 27, 2017 in Singapore. (Photo by Thananuwat Srirasant/Getty Images for ICC)

Carlo Ancelotti mund të vendoset për një rikthim në La Liga pasi Athletic Bilbao thuhet se është duke kërkuar shërbimet e trajnerit italian.

Skuadra e madhe baske po përjeton një sezon jo të mirë duke marr rezultatet zhgënjyese, të cilat e kanë lënë në pjesën e poshtme të tabelës.

Sipas mediumi El Gol Digital, Bilbao janë të gatshëm të shkarkojnë trajnerin Jose Angel Ziganda pas rezultateve të dobëta në La Liga dhe eliminimit në Copa del Rey.

Lexo po ashtu Ancelotti: Dua ta drejtoj një klub

Rrjedhimisht, baskët do të peshojnë mundësitë e tyre, dhe ky medium spanjoll raporton se italiani Ancelotti është në mesin e të preferuarve.

Carlo Ancelotti ishte trajner edhe tek Chelsea dhe PSG (Getty Images)

58-vjeçari ka drejtuar Real Madridin në mes të viteve 2013 dhe 2015, duke i udhëhequr ata në fitimin e kurorës së 10-të të Ligës së Kampionëve në sezonin e tij të parë.

Për më tepër, ish-trajneri i Milanit e ka bërë të qartë se ai nuk ka ndërmend të bëhet trajneri i më i ri i Kombëtares së Italisë.

Lexo po ashtu Fabbricini konfirmon kandidatët për trajnerin e ri të Italisë

Athletic Bilbao, nga ana e tyre, njihen për traditën e tyre të nënshkrimit të vetëm lojtarëve baskë, edhe pse politika e tyre në trajnerë është më e relaksuar.

Ndryshe, Ancelotti në herën e fundit ishte trajner i Bayern Munichut, me të cilët u nda në fillim të këtij sezoni. /Telegrafi/

Exit mobile version