Atletico Madridi ka fituar në udhëtim te Athletic Bilbao me rezultat 1-0 në ndeshjen e vlefshme për javën e nëntë në La Liga.
Ekipi i Diego Simeones ka vazhduar serinë e mirë në La Liga duke marrë edhe fitoren e tretë radhazi dhe duke ia shkaktuar Bilbaos humbjen e parë pas tri fitoreve dhe një barazimi.
Goli i vetëm në këtë fitore të Los Colchoneros u shënua në minutën e 47-të nga francezi Antoine Griezmann.
¡𝗩𝗜𝗜𝗜𝗜𝗜𝗖𝗧𝗢𝗥𝗜𝗔𝗔𝗔𝗔𝗔𝗔! ❤️🤍
• #AúpaAtleti • #AthleticAtleti pic.twitter.com/GEJY7XE9xY
— Atlético de Madrid (@Atleti) October 15, 2022
Megjithatë, lojtari më i vlerësuar i ndeshjes ishte mbrojtësi i majtë, Reinildo Isnard Mandava që u notua me 8.3.
Në anën tjetër, nota më e ulët e takimit shkoi për sulmuesin e vendasve, Nico Williams, i cili u vlerësua me notë 5.9.
Notat e lojtarëve
/Telegrafi/