Qindra mijëra njerëz pritet të dalin në protestat e nesërme kundër përdorimit të fjalës “Maqedonia” nga ana e IRJM-së, shkruan gazeta greke ‘Greek reporter’.
Organizuesit e protestave presin që numri i qytetarëve që do të dalin në Athinë të tejkalojë numrin e personave që kaë dalur gjatë viteve të fundit në protestat e kryeqytetit grek dhe sipas tyre kjo protestë i tejkalon partitë politike dhe porosia e saj është patriotike dhe jopartiake.
Në protestë pritet të jenë të pranishëm shumica e deputetëve të partisë konzervative Nea Dimokratia. Lideri i tyre, Kiriakos Mitsotakis tha se partia i respekton të gjithë ata që zgjedhin të marrin pjesë, por edhe ato që nuk e përkrahin protestën.
Ish kryeministri grek, Antonis Samaras tha se dita e diel do të jetë “ditë e madhe për vendin”.
Gazeta Kathimerini shkruan se protestat e paralajmëruara e vendosin Qeverinë greke nën trysni, në kohë të ndjeshme kur bëhet hyrja në fazën më aktive të negociatave për zgjidhjen e çështjes së emrit me Maqedoninë. Sipas lajmit të Kathimerini, pritet që në protestë të ketë prani nga numri i madh i qytetarëve dhe deri më tani janë organizuar së paku 1.500 autobusë që do të sjellin qytetarë në sheshin Sintagma./Telegrafi/