“Nëse zgjidhet çështja për emrin, atëherë masa antikrizë – shkurtimi i pensioneve, do të shtyhet për gjashtë muaj më vonë”, ky sipas gazetës greke “Ta nea” është premtimi nga Berlini drejtuar Athinës, në bisedimet mes Gjermanisë dhe Greqisë për mbyllje të kontestit shumëvjeçar, por edhe çka pala greke do të fitonte kja kjo.
Siç njoftojnë nga AIM, gazeta duke iu referuar burimeve evropiane shkruan se masa tashmë e votuar për shkurtim të pensioneve që duhet të hyjë në fuqi prej 1 janarit të vitit 2019, do të shtyhej për gjashtë muaj më vonë, si “dhuratë” gjermane për Greqinë, nëse arrihet marrëveshja për emrin. Diçka që do t’i shkonte për shtati Ciprasit dhe planeve të tija zgjedhore.
“Burime të besueshme evropiane, duke i transmetuar për “Ta nea” bisedat që po zhvillohen në prapaskenë mes Athinës dhe Berlinit, i prezantojnë gjermanët se i kanë premtuar Aleksis Cipras këmbim me dobi të fuqishme politike për të dhe për SYRIZA-n, në rast se arrihet marrëveshje për emrin e Shkupit me kolegun e tij Zoran zaev. Bëhet fjalë për transferim për gjashtë muaj më vonë të masës për shkurtim të pensioneve, shkruan gazeta dhe shton se me atë qeveria do të mund të marrë frymë thellë dhe do t’ia hapë rrugën Ciprasit drejt shpalljes së zgjedhjeve në maj të vitit 2019.
Teksti në “Ta nea” hasi në reagime të bujshme në Greqi, si nga opozita, e cila e akuzoi qeverinë për negociata të fshehta, ashtu edhe nga qeveria e cila kërkoi seriozitet nga Demokracia e Re.
“Qeveria duhet t’ua thotë të vërtetën grekëve: po negocion fshehtë zgjidhje të çështjes së Shkupit, për të marrë në këmbim shtyerje gjashtëmujore të shkurtimit të pensioneve, që është obligim të cilin vetë qeveria e ndërmori me politikën e saj. Po ose jo? Grekët duhet të dinë”, thotë zëdhënësja e Demokracisë së Re, Maria Spiraki.
Nga MPJ greke për agjencinë greke të lajmeve ANA-MPA kërkuan seriozitet nga zëdhënësja e partisë opozitare, prëderisa ndërkaq nga kabineti i Ciprasit thonë se janë të pakapshëm për t’i komentuar çdi ditë “shkrimet e mjerueshme në mediume”.