Telegrafi

Athina nuk e përkrah protestën “Maqedonia është greke”

Këshilli komunal i Bashkisë së Athinës ka refuzuar kërkesën e deputetit të partisë Agimi i artë, Ilias Kasidiaris për miratimin e rezolutës për përkrahje të protestës në Athinë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Kryebashkiaku i Athinës, Georgios Kaminis ka përkrahur refuzimin e kërkesës me sqarimin se referendumet dhe rezolutat e ndajnë popullin dhe përhapin urrejtje.

“Çdokush që parashtro tema për refendum dhe rezoluta për emrin, gjëja e vetme që dëshiron të arrijë është të ndajë popullin grek dhe ta përforcojë urrejtjen. Përgjegjësinë për udhëheqjen e kësaj çështje e ka Qeveria e Greqisë, me opozitë demokratike përballë saj. Sot nevojitet gjakftohtësi dhe qetësi.”, ka thënë kryetari i Athinës në arsyetimin e tij pse përkrah refuzimin e propozimit të deputetit Kasidiaris./Telegrafi/