Telegrafi

Athina në kërkim të investitorëve për Olympic Airlines

Sipas gazetës, Qeveria ka dërguar ftesë deri te biznesmenët grekë që të inkuadrohen në privatizimin e "Olympic", i cili për shkak të shitjes më të lehtë është ndarë në tri kompanis – njëra që e përfshin flotën e ajrore dhe personelin fluturues, e dyta në të cilën hyn personeli tokësor dhe e treta, të cilës i takon shërbimi teknik.

Tentimi paraprak për shitje të "Olympic", dështoi, pasi që deri në afatin e fundit  që ishte 31 janar, asnjë kompani nuk u paraqit në tenderin ndërkombëtar, edhe pse Qeveria greke e zvogëloi çmimin e aviotransportuesin në nën njëqind milionë euro. 

Gazeta shkruan se Qeveria greke tani ka kërkuar nga Komisioni Evropian të miratojë procedurë të re për shitjen e "Olympic", sipas modelit për shitje të aviotransportuesit italian "Alitalia".

"Italianët arritën, pse nuk do të arrinim edhe ne", thotë një përfaqësues anonim i Ministrisë greke të Zhvillimit.

"Olympic Airlines", borxhi i së cilës arrin 2,7 miliardë euro, posedon 37 aeroplane, me të cilat mban fluturime në 36 linja vendore dhe 37 linja ndërkombëtare. Gjatë vitit 2007 "Olympic" ka transportuar 6,2 milionë udhëtarë.