Site icon Telegrafi

Aterroi me sukses në hapësirën e planifikuar, u sulmua nga kangurët që ndodheshin në afërsi (Video)

Në momentin që aterroi me sukses, në hapësirën e planifikuar në Canberra të Australisë, një paraglajderi pësoi një moment të pa pritshëm.

Atë e sulmuan dy kangurë që ndodheshin në afërsi, pasi kaloi afro dy orë duke fluturuar me qetësi në një mot të favorshëm, transmeton Telegrafi.

“Mendova se ishin të shoqërueshëm dhe donin të më përshëndetnin, por u desh t’i përzë sepse më sulmonin” ka shkruar ai lidhur me ngjarjen.

Kur e mbështolli parashutën, atij iu nevojit të ecte për disa kilometra, derisa sa gjeti valë për të folur në telefon dhe t’ju kërkonte shokëve që të shkonin për ta marrë. /Telegrafi/

Exit mobile version