Aeroplani i lehtë është përplasur me pjesën e përparme dhe u rrotullua, derisa pilote donte ta ndalonte në bregun e një liqeni.
Pamjet e marra nga të pranishmit, e tregojnë fluturaken teksa kryen lëvizje të pakontrolluara në një zonë të Norheimsund të Norvegjisë, para se të shkaktonte aksidentin, transmeton Telegrafi.
Raportohet se piloti 61-vjeçar, që ishte i vetëm në bord, ka pësuar vetëm lëndime të lehta. Ende nuk dihen arsyet e aksidentit, vetëm se është lajmëruar në bazë për një aterrim emergjent.
Të tilla aksidente nuk janë të rralla në atë zonë turistike, pasi shumë pilotë të papërvojë e humbin kontrollin, duke dashur të shohin peizazhin dhe fjordin. /Telegrafi/
https://youtu.be/CBCmH0d0kss