Murat Jasharit, njeriu që provoi ta vriste avokatin dhe ish-funksionarin politik, Azem Vllasin, i është vazhduar masa e paraburgimit edhe për dy muaj.
Lajmin e ka konfirmuar avokati i Jasharit, Emrush Kastrati.
“I është vazhduar masa e paraburgimit edhe për dy muaj të tjerë. Kemi bërë ankesë dh presim vendimin tjetër të Gjykatës në këtë drejtim”, ka thënë Kastrati për portalin Indeksonline.
Jashari, që zyrtarisht është i dyshuari kryesor për plagosjen e Vllasit, ka thënë po ashtu se pos tij është edhe një grup i madh i njerëzve me të cilët ai bashkëpunon.
I dyshuari tjetër për tentim-vrasjen e Vllasit është, Avni Llumnica, vëllai i dëshmorit, Nexhmi Llumnica, i vrarë nga policët serbë në maj të vitit 1999 në Konushevc të Podujevës.
Azem Vllasi ishte plagosur me 13 mars, afër zyrës së tij në qendër të Prishtinës.