Atentatori i Donald Trumpit ishte cilësuar si i “kërcënim” nga Shërbimi Sekret pothuajse një orë para se të fillonin të shtënat, por se ishte fshehur dikur në turmë, kanë bërë të ditur nga policia amerikane, shkruan BBC.
Në dy seanca, ligjvënësit amerikan nga Senati janë takuar me eprorë të lartë policor dhe ata të Shërbimit Sekret, për të ndarë informacionet e kufizuara lidhur me sigurinë dhe personin që hapi zjarr mbi Trumpin në një tubim në Pensilvani, transmeton Telegrafi.
Senatori i Wyoming, John Barrasso tha se Shërbimi Sekret u ka thënë se kishin vërejtur sulmuesin një orë para sulmit, por se u kishte “humbur” nga sytë.
“Ai ishte identifikuar si një person i dyshuar për shkak të çantës që kishte. Kjo kishte ndodhur një orë para se të fillonin të shtënat”, tha ai për Fox News.
Atij i është gjetur një instrument që mund të përdoret për të matur distancën, kurse gjithashtu është bërë e ditur se sulmuesit kishte vizituar terrenin. /Telegrafi/