Siç kemi njoftuar më herët, pak më parë ka ndodhur një sulm me armë zjarri ndaj ish-ministrit të Shëndetësisë, Nikolla Todorov, i cili është tërhequr nga politika, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Sulmuesi ka gjuajtur tre plumba, por plumbat nuk e kanë goditur ish-ministrin. Ai është kapur nga policia dhe është nga Velesi. Mirëpo, portali Faktor, raporton se dyshohet që sulmuesi është gjyshi i vajzës së vogël Tamara Dimovska, nga Velesi, e cila vdiq nga një sëmundje e rëndë, duke pritur vendimin e Fondit Shëndetësor për t’i ambuluar harxhimet për shërim jashtë shtetit./Telegrafi/