Sot është mbajtur seanca e parë kundër personit i cili tentoi që ta vret ish-ministrin e Shëndetësisë, Nikolla Todorov. I pandehuri është gjyshi i Tamarës, e cila vdiq duke pritur një leje ndihme nga Ministria e Shëndetësisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Në seancë u paraqit edhe vetë Todorovi. Avokatja e gjyshit të Tamarës, Pavlina Zefiq, ka kërkuar tërheqjen e gjykatëses Sofija Laliçiq, pasi që emri i saj përmendet në aferën e përgjimeve me ish-shefin e DSK-së, Sasho Mijallkov.
Zefiq dyshon në këtë rast në paanësinë e gjykatëses./Telegrafi/