Mediat kanë zbardhur dëshminë e Ronaldo Metushit, i cili mbeti i plagosur mesditën e djeshme në zonën e Don Boskos në Tiranë, së bashku me Kastriot Elezin.
Ai ka thënë se kishte dalë për kafe me Elezin, por aty janë përballur me plumbat që i lanë të dy të plagosur. Sa i përket autorëve, ai shtoi se nuk ka mundur të dallojë autorët, pasi gjithçka ndodhi shumë shpejt.
“Jam i papunë. Dola të pija kafe poshtë shtëpisë me Kastriotin.Ata të lokalit ku ndodhi ngjarja i njoh, pasi kam punuar para ca kohësh si kamarier aty. Autorët nuk munda t’i shoh. Gjithçka ndodhi shpejt, vetëm kur ndjeva se diçka më shpoi në këmbë, e kuptova se isha qëlluar,” është shprehur ai para hetuesve.
Tre persona dyshohet se ishin të përfshirë në atentatin në “Don Bosko”, ku mbetën të plagosur Kastriot Elezi dhe Ronaldo Metushi. /Telegrafi/