Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka reaguar pas atentatit ndaj ish-presidentit amerikan Donald Trump gjatë një tubimi më Pensilvani.
Në një reagim në “X”, Rama ka shkruar se kjo është një tragjedi për botën demokratike.
“Është shqetësuese të dëshmosh që një kandidat për President të Shteteve të Bashkuara të qëllohet duke folur në një tubim dhe të dëgjosh se një pjesëmarrës ka vdekur me disa të tjerë të plagosur. Kjo është një tragjedi për botën demokratike”, ka shkruar Rama.
Kryeministri shqiptar ka deklaruar se kjo ngjarje e tmerrshme duhet të bashkojë Amerikën dhe të gjithë njerëzit e botës demokratike.
“Mendimet e mia janë me ish-presidentin Trump dhe familjen e tij. Ne të gjithë shpresojmë se kjo ngjarje e tmerrshme do të bashkojë Amerikën dhe të gjithë njerëzit e botës demokratike kundër të gjitha formave të dhunës”, ka shkruar Rama. /Telegrafi/
It is distressing to witness a candidate for the President of the United States being shot while speaking at a rally, and to hear that a participant has died with several others injured. This is a tragedy for the democratic world. My thoughts are with former President Trump and…
— Edi Rama (@ediramaal) July 14, 2024