Michael Sandford, i cili u arrestua të shtunën në një kazino në Las Vegas, pranoi se ai kishte për qëllim të vriste Donald Trump dhe për këtë kishte udhëtuar nga Kalifornia.
Gjykata e Nevada e akuzoi atë për dhunë dhe u arrestua pa të drejtë të kaucionit, transmeton Telegrafi.
Sipas dokumenteve të gjykatës, Sandford iu afrua Trump duke pretenduar se dëshironte një autogram dhe në atë moment ai u përpoq për të vjedhur armën nga një oficer i policisë.
Sipas të akuzuarit, ai vrasjen e kishte planifikuar prej një viti dhe nuk priste se Trump do të mbijetonte.
Siç shkruajnë mediat e huaja, policia ka zbuluar se Sandford kishte një patentë shoferi britanike dhe se kishte praktikuar të gjuante me armë një ditë para atentatit në Nevada.
Prokurori i Përgjithshëm Heather Frejl ka thënë se nuk është vërejtur se Sanford vuante nga ndonjë sëmundje mendore, por që ka autizëm dhe që u përpoq më parë të bënte vetëvrasje.
Një 20-vjeçar është arrestuar nga policia amerikane, pasi tentoi të vriste kandidatin republikan për presidencialet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Donald Trump.
Sipas mediave ndërkombëtare, 20-vjeçari ka shtuar se nëse nuk do të tentonte të qëllonte gjatë këtij takimi do e bënte në takimin e radhës që Trump do të kishte në Feniks. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=XaTu8bSGPpc