Një shqiptar është qëlluar me armë zjarri mbrëmë në një lagje të kryeqytetit grek.
Shqiptari, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur nga autoritetet greke, ishte duke ecur në rrugë në momentin kur është qëlluar dy herë në gjoks nga dy persona me një motor, mbrëmjen e djeshme pas orës 23:00 në kryqëzimin e rrugës Pasion dhe Vakela, në Aharnon.
Sipas medieve greke, bazuar te informacionet nga policia dyshohet se bëhet fjalë për një larje hesapesh, ndërsa vijojnë kërkimet për të identifikuar dhe arrestuar autorët e plagosjes.
Ndërkohë që shqiptari i plagosur ndodhet në gjendje të rëndë në spital në Athinë.
Dëshmitarët thanë se vrasësit e kishin mbështjellë armën me një shall. Dy burrat ishin me një makinë kur iu afruan viktimës dhe shtinë dy plumba me një pistoletë me silenciator.